15.8 C
Pristina
E hënë, Mars 2, 2026
HomeSportBrazili fiton medaljen e parë dimërore olimpike te arit nga Pinheiro Braathen

Brazili fiton medaljen e parë dimërore olimpike te arit nga Pinheiro Braathen

Skiatori Lucas Pinheiro Braathen bëri histori duke i dhënë Brazilit dhe Amerikës së Jugut medaljen e parë në Lojërat Olimpike Dimërore, pasi fitoi medaljen e artë në sllallomin gjigant për meshkuj.

25-vjeçari zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në zbritjen e parë, duke krijuar epërsi të madhe ndaj rivalëve, dhe arriti ta ruajë avantazhin edhe në zbritjen e dytë për të siguruar arin.

Braathen, i lindur në Norvegji nga nënë braziliane dhe baba norvegjez, kishte garuar më parë për Norvegjinë, por në vitin 2024 vendosi të përfaqësojë Brazilin. Dy vite më vonë, ai realizoi ëndrrën olimpike duke u shpallur kampion.

Medalja e argjendtë shkoi për Marco Odermatt, ndërsa bronzi për Loic Meillard.

0FansLike
0FollowersFollow
4FollowersFollow
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
ARTIKUJ TË NGJASHËM

Më të lexuarat