Ja çfarë ndryshon
Apple ka publikuar përditësimin iOS 26.3, duke sjellë disa funksione të reja për përdoruesit e iPhone, ndërsa pajisjet e tjera marrin kryesisht përmirësime sigurie dhe rregullime gabimesh.
Transferim i lehtë në Android
Një nga risitë kryesore është funksioni “Transfer to Android”, që u mundëson përdoruesve të kalojnë të dhënat nga iPhone në një pajisje Android në mënyrë pa tela. Mund të transferohen aplikacionet, fotot dhe mesazhet, por jo të dhënat shëndetësore apo aksesorët e lidhur më parë.
Wallpapers dhe personalizim i ri
Apple ka riorganizuar kategoritë e sfondit, duke i ndarë në Astronomy dhe Weather. Seksioni Weather tani ofron më shumë opsione për widget dhe fonte, për personalizim më të madh të ekranit të kyçur.
Kontroll më i madh mbi vendndodhjen
Disa modele të zgjedhura si iPhone Air, iPhone 16e dhe versioni celular i iPad Pro M5 marrin funksionin Limit Precise Location, që lejon ndarjen e një vendndodhjeje më të përgjithshme me rrjetin celular, duke ruajtur njëkohësisht aksesin për shërbimet emergjente.
Si të përditësoni?
Për instalimin e iOS 26.3 kërkohet një iPhone 11 ose më i ri. Shkoni te Settings > General > Software Update për të shkarkuar versionin më të fundit.

