16.7 C
Pristina
E hënë, Prill 20, 2026
HomeLajmeVaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë: Orari i syfyrit dhe iftarit

Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë: Orari i syfyrit dhe iftarit

Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë është publikuar zyrtarisht nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe vlen për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Sipas vaktisë, muaji i shenjtë i Ramazanit nis të enjten, më 19 shkurt 2026, kur besimtarët myslimanë fillojnë agjërimin.

Në ditën e parë të Ramazanit, syfyri përfundon në orën 04:49, ndërsa iftari është në orën 17:21. Agjërimi i ditës së parë zgjat 12 orë e 32 minuta, ndërsa drejt fundit të muajit, kohëzgjatja e agjërimit rritet deri në 13 orë e 51 minuta.

Muaji i Ramazanit përfundon me Fitër Bajramin, i cili festohet të premten, më 20 mars 2026, ndërsa namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18.

Vaktia e Ramazanit përfshin oraret e sakta të syfyrit, iftarit dhe namazeve dhe shërben si udhërrëfyes ditor për besimtarët në Kosovë gjatë gjithë muajit të agjërimit. 

0FansLike
0FollowersFollow
4FollowersFollow
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
ARTIKUJ TË NGJASHËM

Më të lexuarat