14.2 C
Pristina
E hënë, Mars 2, 2026
HomeFutbollPSG fiton bindshëm ndaj Marseilles, ngjitet në krye të ligës

PSG fiton bindshëm ndaj Marseilles, ngjitet në krye të ligës

spot_imgspot_img

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint-Germain, ka shënuar një fitore bindëse në derbin francez ndaj Olympique Marseille.

PSG-ja triumfoi me rezultat të thellë 5:0 në “Klasiken e Francës”, e cila u zhvillua të dielën mbrëma dhe i takoi javës së 21-të të Ligue 1.

Ylli i ndeshjes ishte fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, i cili realizoi dy gola dhe dhuroi një asistim. Francezi hapi serinë e golave në minutën e 12-të, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë, Facundo Medina shënoi autogol në minutën e 64-t për rezultatin 3:0. Vetëm dy minuta më vonë, Dembele asistoi për Khvicha Kvaratskhelia, i cili realizoi golin e katërt për PSG-në.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germain ngjitet në krye të tabelës së Ligue 1 me 51 pikë, ndërsa Marseille renditet në vendin e katërt me 39 pikë.

spot_imgspot_img
0FansLike
0FollowersFollow
4FollowersFollow
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
ARTIKUJ TË NGJASHËM
spot_img

Më të lexuarat