Telegram ka mbi 200 milionë regjistra përdoruesish që dyshohet se janë marrë nga tri baza të dhënash të ekspozuara në BreachForums më 24 janar, sipas raportimeve të Cybernews.
Në këtë paketë të dhënash të pa kompresuar prej 44 GB, përfshiheshin emrat e individëve, emrat e përdoruesve në Telegram, adresat e postës elektronike dhe numrat e telefonit, raporton Cybernews. Një hetim i mëtejshëm mbi të dhënat e ekspozuara zbuloi 60 milionë regjistra të Telegramit, duke përfshirë 16 miliardë kredenciale, thanë hulumtuesit, të cilët ende nuk kanë arritur në një përfundim nëse informacioni vjen nga një shkelje e re apo është vjedhur në shkelje të mëparshme.
“Sipas të dhënave, është shumë e mundshme që informacioni të mos jetë mbledhur përmes scraping, pasi adresat e postave elektronike të përdoruesve të Telegramit nuk janë të aksesueshme publikisht, përveç nëse është një kombinim i të dhënave të grumbulluara dhe informacionit nga shkelje të mëparshme,” shtuan hulumtuesit.
Përdoruesit e Telegramit gjithashtu janë paralajmëruar për mundësinë e fushatave të mëdha të phishing që mund të ndodhin si pasojë e këtij incidenti të sigurisë. Rritja e sulmeve ndaj Telegramit nga aktorë me nivele të ndryshme sofistikimi ka shtyrë firmën e konsulencës për sigurinë kibernetike NVISO të bëjë thirrje për biznese që të ndalojnë përdorimin e API-së së aplikacionit të mesazheve.



