Tenistja australiane Destanee Aiava ka njoftuar tërheqjen nga karriera profesionale në moshën 25-vjeçare, duke kritikuar ashpër kulturën e tenisit si “raciste, mizogjene, homofobike dhe armiqësore ndaj atyre që nuk përshtaten me modelin tradicional”.
Aiava, e cila ka përfaqësuar Australinë në turne të ndryshme Grand Slam, tha se vendimi erdhi pas një reflektimi mbi përvojën e saj dhe sfidat që lidhen me pritshmëritë e jashtme dhe stresin e sportit profesional.
Me këtë hap, ajo vendos të tërhiqet nga gara, duke lënë pas një karrierë të shkurtër por të spikatur dhe duke shprehur dëshirën për të ndjekur rrugë të reja jashtë fushës së tenis.
Ajo gjithashtu falënderoi komunitetin e Ishujve Paqësorë, duke thënë se ndihet e nderuar që ka mundur të frymëzojë të rinjtë që i ngjajnë, për të ndjekur ëndrrat e tyre, pavarësisht pengesave. Aiava theksoi se është krenare që ka qenë një nga pak ata që kanë marrë skenën në një mjedis “që nuk ishte ndërtuar për ne.”
Ky vendim i saj shënon fundin e një karriere të shkurtër por të spikatur, ndërsa Aiava lë pas një mesazh të fuqishëm për barazi dhe përfshirje në sport.



