Thursday, January 15, 2026
Google search engine
HomeLajmeDel nga shtrati lumi Vjosa, rrezikohen 14 familje: 40 hektarë tokë nën...

Del nga shtrati lumi Vjosa, rrezikohen 14 familje: 40 hektarë tokë nën ujë

Google search engine

Reshjet e dendura të shiut të rëna në orët e fundit kanë nxjerrë nga shtrati lumin e Vjosës, pranë Urës së Mifolit në Vlorë, duke shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore dhe rrezik për banesat përreth.

Niveli arriti deri në 8 metra. Deri më tani, raportohet për rreth 40 hektarë tokë të përmbytur. 13 familje me shtëpi pranë shtratit të lumit u evakuuan, ndërsa 14 të tjera rrezikohen. Reshjet intensive shkaktuan rrëshqitje të dherave në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, duke çarë fillimisht rrugën dhe duke shkatërruar 2 banesa menjëherë poshtë rrugës.

Niveli në rritje i prurjeve në lumin Vjosë, shkaktoi probleme edhe në krahun tjetër të urës së Mifolit, në fshatrat e Fierit Çerven, Kashishtë e Ferras ku tokat bujqësore janë brenda argjinaturës përgjatë lumit.

Reshjet me intensitet të lartë dhe të zgjatura në 3 orë pa mbarim gjatë mëngjesit nxorën nga shtrati edhe përroin Lunjë në Lushnje, duke përmbytur disa toka të mbjella dhe serat në Karbunarë, por situata sipas autoriteteve është nën kontroll, pasi hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë.

0FansLike
0FollowersFollow
0FollowersFollow
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat