Thursday, January 15, 2026
Google search engine
HomeLajmeDeputeti Zemaj përfshihet në një incident fizik me një qytetar (video brenda...

Deputeti Zemaj përfshihet në një incident fizik me një qytetar (video brenda lajmit)

Google search engine

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik me një qytetar më 24 tetor, teksa ishte duke dhënë një intervistë. Nga Policia thanë se palët e përfshira në konflikt janë intervistuar.

Pas kësaj ngjarjeje, Zemaj ka kërkuar falje publike.

“Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar, këtë do e vërtetojë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Zemaj në Facebook.

0FansLike
0FollowersFollow
0FollowersFollow
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat