Thursday, January 15, 2026
Google search engine
HomeLajmeLDK-ja reagon mbi incidentin e Armend Zemajt

LDK-ja reagon mbi incidentin e Armend Zemajt

Google search engine

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas një incidenti të ndodhur sot gjatë një interviste, ku deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, është përballur me ofendime verbale, të cilit i është përgjigjur me sulm fizikLDK-ja reagon mbi incidentin e Armend Zemajt


Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas një incidenti të ndodhur sot gjatë një interviste, ku deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, është përballur me ofendime verbale, të cilit i është përgjigjur me sulm fizik.

Në komunikatën zyrtare, LDK-ja e cilëson ngjarjen si “akt të papranueshëm” dhe “cenim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë personale të një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit dhe të integritetit të institucioneve demokratike të vendit”.

Sulmet, qoftë verbale apo fizike, ndaj përfaqësuesve të popullit dhe zyrtarëve të LDK-së, përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit institucional dhe të kulturës demokratike mbi të cilën ndërtohet shteti ynë”, thuhet në reagimin e partisë.

LDK thekson se mendimi ndryshe është vlerë themelore e demokracisë, por shprehja e tij kurrë nuk mund të kalojë në fyerje apo dhunë.

0FansLike
0FollowersFollow
0FollowersFollow
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat